Policia ka kryer një bastisje në Dellçevë, ku janë gjetur lëndë narkotike dhe dru zjarri pa dokumentacion përkatës, ndërsa një person është privuar nga liria.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme, më 10 prill 2026 rreth orës 19:30, zyrtarë policorë nga SPB Dellçevë, në koordinim me Qendrën Rajonale për Punë Kufitare Lindje, kanë arrestuar A.K. (48) nga Dellçeva.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me substancë të bardhë në formë gungash, marihuanë, një substancë kafe, 34 tableta si dhe fishekë gjuetie.
Ndërkohë, në oborr dhe në një motokultivator me rimorkio është gjetur dru zjarri pa vulë përkatëse, i cili është konfiskuar nga Policia Pyjore për procedura të mëtejshme.
Personi i arrestuar është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të shpejtë.





