Bastisje në Çair, sekuestrohet armatim dhe arrestohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në Çair të Shkupit me urdhër të Gjykatës Themelore Penale, transmeton Alsat. Sipas MPB-së është arrestuar 47-vjeçari I.A.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe lokalet tjera në komunën e Çairit, është gjetur një kornizë e një pushke automatike me 30 fishekë 7.62×39 mm, një pushkë gjuetie “Fabran”, një pompë “SDASS” kal.12 / 76mm, një gjysmë- automatiku i prodhimit jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe tetë gëzhoja gjuetie”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plot të rastiti, kundër personit në fjalë do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 396 nga Kodi Penal.