Bastisje edhe në Tetovë dhe Gostivar, 5 të arrestuar!

Pas Kërçovës dhe Velesit, policia kreu bastisje anti-drogë edhe në Tetovë dhe Gostivar.

Në Çajle të Gostivarit, në ora 23:35 policët kanë arrestuar G.S.(30) nga Gostivari dhe B.D.(22), B.D.(27) dhe B.D.(22) nga Çajlja, pasi janë kapur me marihuanë.

Që të tre janë mbajtur në Stacion Policor në Gostivar, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Bastisje mbrëmë është kryer edhe në dalje të Tetovës në hyrje të Shkupit, në afërsi të një objekti hotelerik.

Policët në këtë aksion kanë arrestuar E.A.(24) nga Kamjani i Tetovës dhe F.R.(25) nga Siniçani i Tetovës për shkak se gjatë kontrollit u është gjetur pluhur droge.

Pas dokumentimit të rasteve kundër pesë të arrestuarve do të shqiptohet kallëzim përkatës./TV21