Më 7 tetor 2025, njësitë speciale të Policisë së Shkupit realizuan një bastisje në banesën e M.J., 40 vjeçar nga Shkupi, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy qese me amfetaminë, pesë shishe me lëng amfetamine, komponentë për prodhimin e amfetaminës, si dhe një peshore digjitale me gjurmë kokaine dhe substanca të tjera prekursorë.
Personi i dyshuar u arrestua menjëherë dhe ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 215 të Kodit Penal për trafikim të paligjshëm të drogës.
Policia ka publikuar edhe pamje nga operacioni për të treguar angazhimin në luftën kundër drogës në qytet.