Bashkudhëtari në aksidentin rrugor në Halkidiki, lëshohet nga spitali

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i cili u lëndua në aksidentin rrugor në Halkidiki është lëshuar nga spitali dhe tashmë është në Maqedoni të Veriut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në aksidentin që ndodhi dje në mëngjes në rrugën lokale Mudania-Paliouri në pjesën e parë të Hallkidikit, humbi jetën një shtetas 22 vjeç i Maqedonisë së Veriut, pasi, tani për tani për arsye të panjohura, është përmbysur makina, me targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa bashkudhëtari ishte dërguar transferuar në spital.

Nga policia greke kumtuan se rreth orës 06:20 të dielën në rrugën lokale ndërmjet Mudanias dhe Paliouri në Hallkidiki u përmbys makina të cilin e ka drejtuar një shtetas i huaj 22 vjeçar dhe shoferi humbi jetën, ndërsa bashkudhëtari i tij 21 vjeçar, gjithashtu shtetas i huaj është lënduar.

Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa makina ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut.