Bashkimi i forcave dhe energjive,nxit përtëritjen kombëtare

Presidenti Xi Jinping ka theksuar promovimin e unitetit dhe të punës së kinezëve brenda dhe jashtë vendit, për të bashkuar forcat për përtëritjen e madhe të kombit kinez.

Ky vit shënon 100-vjetorin e politikës së frontit të bashkuar, tha ai, duke theksuar rëndësinë e respektimit të drejtimit të duhur të zhvillimit të frontit të bashkuar patriotik.
Duke përshkruar detyrat themelore të frontit të bashkuar patriotik në epokën e re, Xi bëri thirrje për mbështetjen e udhëheqjes së PKK-së, ndjekjen e rrugës së socializmit me karakteristika kineze, bashkërendimin e të përbashkëtave e dallimeve dhe promovimin e marrëdhënieve harmonike midis partive politike, kombësive, feve e shtresave shoqërore.

Sipas librit të bardhë me titull “Sistemi i partive politike i Kinës: Bashkëpunimi dhe konsultimi”, të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës vitin e kaluar, sistemi i bashkëpunimit shumëpartiak është një politikë bazë e Kinës.

Përveç Partisë Komuniste, në Kinë janë edhe tetë parti të tjera politike.