Bashkëshortja e Pendarovskit vaksinohet kundër virusit

Bashkëshortja e presindetit të vendit, Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska është vaksinuar kundër virusit.

Ajo të drejtën e vaksinimit e ka siguruar, pasi që punon në Stomatologjinë e Fëmijëve.

“Stomatologjia e fëmijëve dhe preventive – të vaksinuar”, ka shkruar Gjorgievska në profilin e saj në “Facebook”.

Përndryshe në Maqedoninë e Veriut për momentin është duke u realizuar vaksinimi i personelit mjekësore me vaksinën Pfizer, ndërkaq nga e mërkura pritet të vaksinohen edhe të moshuarit mbi moshën 70-vjeçare./TV21