Bashkëshortja e denoncoi për dhunë, iu gjet municion: Në Grupçin ndalohet një 45-vjeçar

Një denoncim për dhunë në familje çoi në bastisjen policore të një shtëpie në fshatin Grupçin të Tetovës, ku u gjetën pjesë armësh dhe municion. Është arrestuar 45-vjeçari me inicialet M.D., ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim në Prokurori edhe për vepër penale që lidhet me armëmbajtjen e paligjshme, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Bashkëshortja e tij, dje në orën 19:30, ka raportuar në SPB Tetovë se ishte viktimë e dhunës në familje, gjatë së cilës kishte pësuar lëndime trupore. Ajo e ka denoncuar bashkëshortin edhe për rrezikimin e sigurisë së saj.

Pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore e Tetovës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, nga ora 21:30 deri në 22:30.