Bashkëshorti i Arbana Osmanit zbulon momentet delikate që nuk janë transmetuar nga BBV

Ai ka folur për gjithë punën në “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net.

Grishaj ka folur edhe për Donaldin dhe vështirësitë për të pranuar humbjen.

Përtej kësaj ai ka folur edhe për gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë me transmetimin e “Big Brother VIP”.

Regjisori u pyet nëse kishte momente të cilat nuk u transmetuan në ekran.

Sipas regjisorit transparencë nuk ka pasur vetëm në momentet delikate ku kanë dashur që ish banorët t’i nxjerrin me dinjitet dhe shumë mirë.

“A e di ku nuk ka pas transparencë në thojza, vetëm në momentet kur kemi dashur t’i nxjerrim me dinjitet dhe shumë mirë, në momentet kur kanë pasur probleme shëndetësore dhe momentet kur kanë pasur momente jo të mira psikologjike që i kemi trajtuar në mënyrën më të mirë me psikologë.”, u shpreh regjisori.

Gjithashtu ai ka treguar se presioni brenda një formati të tillë është tepër i madh dhe i kuptueshëm për banorët.