Më datë 02.04.2026, në ora 18:42, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e tyre në zonën e Bit Pazarit, bashkëshorti i saj L.I. (35) e ka mbyllur atë në tualet dhe pas një kohe e ka sulmuar fizikisht, duke e dëbuar më pas nga shtëpia.
Sipas denoncimit, ai ka mbyllur në tualet edhe katër fëmijët e tyre të mitur. Gruaja ka deklaruar se edhe më parë ka qenë viktimë e maltretimit fizik dhe psikik nga ana e tij, por nuk e ka paraqitur rastin në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.





