Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në një postim në Facebook, ai tha se ‘katër minutat e qyetarëve janë minuta përcaktues për katër vitet e ardhshme’.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Jemi në momentet e fundit të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor.
Ftoj të gjithë qytetarët – në të 18 komunat ku po mbahet votimi – që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre!
Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër!




