Basha publikon detajet nga takimi me Albin Kurtin: PD përherë në krah të Kosovës së shtrenjtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjatë takimit është diskutuar për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale.

“Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova. E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës”, shkruan Basha në Facebook.

Basha thotë se jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë.