Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova është shtet i pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me masat e reciprocitetit për targat me Serbinë, që ka vendosur Kosova gjatë raundit të fundit të dialogut në Bruksel.

Basha përmes një postimi në twitter shkruan se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që nuk e kthen dot më, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes shteteve funksionojnë mbi baza reciprociteti.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti”.

“Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”.

“Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha.