Basha dhe Varhelyi zbardhin telefonatën për reformën zgjedhore

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar në një bisedë me kryedemokratin e Shqipërisë, Lulzim Basha lidhur me afatet e Reformës Zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se përfundimi i saj në afatin e përcaktuar është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE.

“Fola sot me Lulzim Bashën duke mirëpritur fillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në një linjë më marrëveshjen e arritur në Mars”, shkruan Varhelyi.

Ndërsa në një postim të tij Basha shkruan: “Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”.