Bardhi publikon një pjesë të këngës së re “Zhytem”

Reperi i njohur kosovar, Bardhi këtë sezon ishte aktiv me koncerte e këngë të reja.

Përmes një postimi në Instagram ai publikoi një pjesë të këngës së re, shkruan lajmi.net.

Sipas postimit artisti njoftoi se kënga mban titullin “Zhytem” dhe do publikohet së shpejti.

 

Bardhi është duke shijuar suksesin e projektit muzikor që lansoi para pak kohësh dhe që është në bashkëpunim me këngëtaren, Alketa.