Bardhi do t’i mungojë Levantes kundër Sevillës dhe Celtës

 

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi do t’i mungojë Levantes për disa ditë. Faqa e klubit spanjoll ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar ka pësuar një lëndim në stërvitjen e ditës së diel, ku për fat të mirë ka pësuar vetëm zgjatje të muskulit.

 

Për këtë arsye, ai do të mungojë dy javë, që do të thotë se nuk do të luaj kundër Sevillës dhe Celtës, ndërsa në dilem është edhe ndaj Barcelonës me 2 shkurt.

 

Gjatë këtij sezoni, Bardhu luajti në 15 ndeshje për Levanten, duke shënuar dy gola.
Ai të shtunën në ndeshjen kundër Alavesit hyri në lojë, por për fat te keq ekipi i tij pësoi humbje të papritur në shtëpi me rezultat 0-1.