Bardhi dhe Xhensila sjellin këngën e re “Mashtruese”

Bardhi dhe Xhensila Myrtezaj kanë prezantuar së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri.

“Mashtruse” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dyshja kanë sjell një këngë me plot ritëm si dhe me një interpretim të mahnitshëm.

Foto: Screenshot/YouTube

Nën drejtimin e The Claudia, videoja iu besua produksionit FullMoon Production.

Ky njëherësh shënon rikthimin e Xhensilës në muzikë pas lindjes së djalit, Amen.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo po vazhdon të jetë në formë të mirë dhe shumë e pëlqyer nga publiku.

Besohet se edhe kjo këngë do të ketë suksesin e saj, pasi mori reagime të shumta pozitive. /Telegrafi/