Barcelona dhe Real Madridi do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të një ndeshje miqësore.
Në Las Vegas nesër do të zhvillohet ndeshja më e shikuar në tërë botën ‘El Clasico’.
Është ekipi katalanas që përpara këtij takimi ka ‘thumbuar’ madrilenët me anë të një postimi në faqen e tyre.
Ata kanë publikuar një foto të rezultatit të ndeshjes së fundit në mes tyre, që e fituan 4:0 në tempullin e ‘Mbretërve’.
Takimi ndërmjet dy gjigantëve evropian do të zhvillohet në stadiumin “Allegiant”, me fillim nga ora 05:00 me kohën tonë lokale.