Barcelona shënon dy herë me Lewandowskin dhe Raphinhan – katalanasit marrin epërsinë në El Clasico

Real Madridi dhe Barcelona po zhvillojnë një ndeshje të zjarrtë në finale të Superkupës së Spanjës, ku rezultati akualisht është 3-1 në të mirë të katalunasve.

Në ndeshjen që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, mbretërit arritën të shënon që në start edhe pse katalanasit kishin dy raste.

Vinicius Junior ‘vodhi’ një top nga Cassado, për të pasuar te Mbappe, i cili luajti bukur një me një me Balden për të shënuar për 1-0.

Por katalanasit vazhduan me sulme dhe nuk u dorëzuan, duke arritur golin e barazimit në minutën e 22-të me Lamine Yamal për 1-1.

Asistimi erdhi nga Robert Lewandowski, për golin që barazoi shifrat në El Clasico.

Në minutën e 35-të, Barcelona fitoi penallti pasi rasti u shikua në VAR, ku nga pika e bardhë ishte i saktë polaku Leëandoëski që shënoi për 2-1.

 

 

Vetëm pas tre minutash, Kounde asiston bukur në zonë për Raphinan që shënoi për 3-1.

 

 

Një ndeshje shumë e bukur me gola, duke konfirmuar epitetin e El Clasicos.