Barcelona pret Atleticon në “luftën” për vendin e tretë

Dy nga skuadrat më të mira të La Ligës përballen të dielën në mbrëmje, kur Barcelona dhe Atletico Madrid takohen.
Dy të parët aktualë Real Madrid dhe Girona janë katër pikë përpara Barçës dhe Atleticos, me këtë të fundit që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Atletico kaloi grupet në Ligën e Kampionëve gjatë javës, ndërsa Barcelona gjithashtu rezervoi vendin e saj në raundin e 16-të me fitoren ndaj Portos, që nuk ishte aspak bindëse.

Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave Barcelona ka tri fitore, një ndeshja ka përfunduar me barazim, derisa një ndeshje e ka fituar skuadra nga kryeqyteti spanjoll.

Barcelona ka luftuar me lëndime gjatë gjithë sezonit, veçanërisht në mesfushë.

Ata kaluan një kohë shumë të gjatë me Pedri dhe Frenkie de Jong jashtë fushës, por dyshja tani janë kthyer.

Megjithatë, rikthimet e tyre kanë përkuar me lëndimin e Gavit.

Kohët e fundit, ka pasur probleme për Marc-Andre ter Stegen.

Ai pati një problem me shpinën në fillim të pushimit ndërkombëtar dhe tani ka humbur një ndeshje në La Liga dhe fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Portos.

Atletico është ende pa Thomas Lemar dhe Vitolo.

Përveç kësaj, Diego Simeone do të ketë skuadrën e tij të plotë në dispozicion në Barcelonë të dielën.

Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.