Barcelona po përgatit një shkëmbim spektakolar me gjigantin anglez

Të pakta janë gjasat që dikush të ofrojë 120 milionë euro për brazilianin, aq sa Barca pagoi kur e bleu nga Liverpool, kështu që katalanët janë gati të bëjnë shkëmbime.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona do të ishte e gatshme të ofronte Coutinhon te Chelsea, si shkëmbim me N’Golo Kanten.

Francezi do të largohet nga Chelsea, e po ashtu po kërkohet edhe nga Real Madrid.

Për gazetën katalane, shkëmbimi Kante – Coutinho është një mundësi reale për afatin kalimtar të verës, i cili nuk dihet saktësisht se kur do të hapet.