Barcelona është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë, ndoshta më e vështira në historinë e klubit.
Sikur mos të mjaftonte kriza e madhe financiare, katalunasit tani janë duke u akuzuar për ryshfet ndaj gjyqtarëve.
E për këtë temë është pyetur edhe ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola aktualisht i pari i shtabit teknik të Manchester Cityt.
Pep ka thënë se është i bindur se nuk ka asgjë, pasi në atë kohë fituan shkaku se ishin shumë të fortë.
“Prisni dhe shikoni…lëreni drejtësinë, procesin të ecë. Deri më tani ajo që kam dëgjuar…nuk kam parë apo lexuar, sepse nuk jam i tillë, por nuk e pashë Barcelonën me të vërtetë duke paguar një gjyqtar për të fituar” tha Pep Guardiola.
 
		



