Barcelona pa Zherard Pike-n ndaj Atletik Bilbao-s?!

Skuadra e Barcelonws duket se nuk do të jetë me ekip të kompletuar për ndeshjen finale ndaj Atletik Bilbao në Kupën e Mbretit. Zherard Pike nuk ndihet mirë në gju dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 prillit. Burime pranë Barcelonës thonë se mbrojtësi është ende duke luftuar me dhimbje në muskulin e gjurit dhe mund të humbasë finalen e “Copa Del Rey”.
Kapiteni i dytë i Blaugranëve ka udhëtuar me klubin për në Sevilja, aty edhe ku do të zhvillohet finalja e madhe, mirëpo nuk duket se do të ketë minutazh për të në këtë takim.

Barcelona do mundohet që të fitojë trofeun e 31-të në historinw e “Copa del Rey”, derisa Atletik Bilbao është skuadra e dytë që ka fituar më shumw këtë titull (plotë 23 herë)