Skuadra e Barcelonës në kategorinë e femrave ka kaluar në finalen e madhe të UEFA Champions League, pasi eliminoi Chelsean.
Katalunaset barazuan në shtëpi 1 me 1 ndaj Bluve të Londrës, por fal fitores në “Stamford Bridge” javën e kaluar, siguruar kualifikimin në finale për herë të tretë me radhë, shkruan Lajmi.net
Ishte skuadra vendase ajo që kaloi në epërsi në minutën e 64’të me anë të Hansen.
Kurse goli i barazimit i shënua në minutën e 67’të me anë të Reiten.
Barcelona tani pret fituesen e ndeshjes Wolfsburg – Arsenal (2-2) për ta mësuar finalisin e këtij sezoni në UEFA Champions League./Lajmi.net/




