Barcelona me tri mungesa të mëdha ndaj Alavesit

Pas 10-të xhirove të luajtura në La Liga, Barcelona zë vendin e nëntë me vetëm 15 pikë të grumbulluara, shkruan lajmi.net.

‘Blaugranët’ përveç formës së dobët janë duke u përballur edhe me probleme të shumta shkaku i lëndimeve të futbollistëve që sigurisht kanë ndikuar në rezultatet negative të klubit.

Barça ndeshjen e radhës e luan të shtunën nga ora 21:00 kundër Alavesit ku do të jetë pa tre futbollistë të rëndësishëm.

Ansu Fati, Frenkie De Jong dhe Sergi Roberto nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë klubit në këtë duel shkaku i lëndimeve.

Siç dihet prej kohësh mungon edhe Ousmane Dembele i cili tashmë është rikuperuar, por nuk do të parqitet në këtë ndeshje pasi ende nuk është në formën më të mirë fizike.