Nico Williams është futur në vitin e fundit të kontratës me Athletic Bilbaon dhe largimi i tij në verë nga klubi bask është i pashmangshëm.
Sulmuesi i talentuar është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë, por katalunasit po hasin në vështirësi të mëdha për t’i siguruar shërbimet e tij.