Alvaro Morata, ish lojtar i Real Madrid, raportohet të jetë në fokusin e skuadrës Blaugrana, përcjell lajmi.net.
‘Sky Sport Italia’ raporton se Barca ka kontaktuar Juven për Morata, duke ofruar madje edhe shërbimet e Memphis Depay.
Juventus duket se nuk preferojnë holandezin dhe kësisoj nuk janë akoma të bindur për të kompletuar një lëvizje.
Barca ka shënjestruar spanjollin për merkaton e janarit dhe pritet të bëjë edhe tentime formale për këtë lëvizje.