Barcelona konfirmon lëndimin e Araujos

Uruguaiani ishte titullar ndaj Espanyol, por u detyrua të largohet nga fusha pas një lëndimi në këmbë, shkruan lajmi.net.

 

Barcelona përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar lëndimin e këtij të fundit, derisa testet do bëhen nesër.

“Lojtari i ekipit të parë R. Araujo ka disa shqetësime në shputën e këmbës së majtë. Në pritje të testeve për të ditur shtrirjen e këtyre shqetësimeve”, thuhet në komunikatë.

 

Rezultati momental i takimit mbetet 1 – 1./Lajmi.net/