Ousmane Dembele me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar.
Ylli francez vazhdon të mos firmos kontratën e re me Barcën, më shumë si pasojë e kërkesave të tij të larta, të pajustifikuara.
Barca tashmë është vënë në kërkim të një lojtari që mbulon hapësirat e lëna nga ai. Sipas ‘Sport’, Barca po konsiderojnë rikthimin e Adama Traore në ‘Camp Nou’.
Traore e filloi karrierën e tij te Barcelona, para se të kalonte tek Aston Villa në vitin 2015.
Barca ka raporte të mira me skuadrën e Wolves, pasi negociuan me sukses për Nelson Semedo dhe Francisco Trincao.
Ndërkohë Dembele mbetet pa kontratë në fund të sezonit, por Barca vështirë se do ta lejojë të largohet si lojtar i lirë, prandaj pritet të gjejnë skuadër për të këtë sezon.