Barcelona duhet të ndryshojë objektivin, Pavard po rinovon kontratën me Bayernin

Benjamin Pavard është kërkuar për një kohë të gjatë nga Barcelona, por pa arritur të finalizojnë transferimin e tij.

Mbrojtësi i djathtë francez mendonte largimin nga Bayern Munichu, por ardhja e Thomas Tuchel ka ndryshuar gjithçka.

Pavard tani po luan rregullisht në qendër të mbrojtjes dhe në Munich janë të vendosur për ta mbajtur atë.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzit ka konfirmuar se janë në bisedime me lojtarin dhe agjentët e tij për një kontratë të re pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2024.

“Ne do të donim të mbanim Benjamin Pavardin. Aktualisht jemi në bisedime me të dhe agjentin e tij për të zgjatur kontratën e tij edhe për disa vite”, deklaroi drejtori sportiv i bavarezëve.

Kësisoj gjiganti spanjoll Barcelona duhet të ndryshojë objektiv për mbrojtjen, pasi Pavard ishte zgjedhja e parë për krahun e djathtë të mbrojtjes.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me bavarezët ku ka realizuar edhe shtatë gola dhe ka një asistim.