Barça, Real, Casillas, Wade, Bolt – reagimet për vdekjen e Bryant: “Të lutem zot jo, jo nuk është e vërtetë”

Një aksident fatal me helikopterin e tij priva, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.

“Fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar asnjë”: tha shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, derisa më vonë u konfirmuar se bëhej fjalë për legjendën, Kobe Bryant.

Mediumi amerikan, TMZ, që raportoi i para për vdekjen e yllit amerikan, shkruan se një nga pesë viktimat që gjendeshin në bord, ishte edhe vajza e Kobe Byrant, Gianna Maria.

E gjithë bota është shokuar me lajmin për vdekjen e Bryant, transmeton Gazeta Express.

“Nuk më besohet!!! Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë, botën e basketbollit dhe sporteve në përgjithësi! D.E.P Kobe”.