Barca publikon listën: Depay mungon ndaj Napolit

Memphis Depay, nuk është pjesë e listës për ndeshjen e dytë kundër napolitanëve. Ai po rikuperohet ende nga problemet fizike që e kanë lënë jashtë për më shumë se një muaj.

Xavi Hernandez nuk pritet të ketë mungesë alternativash në sulm, përkundër mungesës së holandezit.

Lista e plotë e lojtarëve: Ter Stegen, Neto, Arnau Tenas, Dest, Mingueza, Araujo, Pique, Eric García, Jordi Alba, Busquets, Pedri, Frenkie de Jong, Nico, Gavi, Riqui Puig, Aubameyang, Ferran Torres, Adama, Dembélé, Luuk de Jong dhe Braithwaite.

Skuadra udhëton për në Napoli këtë të mërkurë. Blaugranat do të stërviten pasdite në stadiumin Diego Armando Maradona.

Ndeshja e parë në mes Napoli dhe Barcelona ka përfunduar me rezultat të barabartë (1:1), ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet të enjten në orën 21:00.