Barca planifikon të përfshijë edhe lojtar në marrëveshjen për Bernardo Silvan

Barcelona është duke shpresuar që t’i sigurojë shërbimet e anësorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Sipas The Telegraph, klubi spanjoll planifikon të ofrojë para dhe lojtar në marrëveshjen për transferimin e portugezit.

Blaugranët qe disa javë janë në përpjekje që të nisin negociatat për transferimin e 26-vjeçarit në Camp Nou.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në rast se arrijnë ta bindin Cityn, atëherë katalunasit planifikojnë ta përfshijnë Nelson Semedon në marrëveshje.