Barca ka nisur ofertën, tani është në pritje të përgjigjes nga Azpilicueta

Barcelona janë duke pritur për një përgjigje nga Azpilicueta, të cilit tashmë duket se i kanë bërë ofertën e tyre.

‘Blaugrana’ kanë ofruar dy vite kontratë për lojtarin, me një opsion që të vazhdojnë edhe për një vit.

Bisedimet mes dy palëve kishin nisur në muajin dhjetor, por Barca akoma nuk ka marrë një përgjigje finale nga Azpi.

Spanjolli është në fundin e kontratës së tij me Chelsea dhe nuk ka rinovuar marrëveshjen me ‘Blutë’.

Njësoj sikur Barcelona, edhe Chelsea janë në pritje të përgjigjes nga Azpilicueta që po qëndron i heshtur.