Barack Obama: Liderët duhet ti kujtojnë vetes se janë aty jo për gjithë jetën

Nëse gratë do të udhëhiqnin çdo vend në botë do të kishtë një përmirësim gjeneral të të ardhurave dhe standarteve të jetesës, ka thënë ish president i SHBA Barack Obama.

Duke folur në Singapor , ai tha gratë nuk janë perfekte por janë padyshim më të afta se burrat .

Ai tha se shumica e problemeve në botë vijnë nga mosha e vjetër, kryesisht burra , qe mbajnë pozicione të fuqishme .

Obama foli gjithashtu dhe për polarizimin politik dhe përdorimin e mediave sociale për përhapjen e gënjeshtrave.

Duke folur në një event privat për lidershipin , Z.Obama u shpreh se për sa kohë shërbente si president ka kuptuar se si do të ishte një botë drejtuar nga gratë.

“Tani femra, do të doja ta dinit: ju nuk jeni të përsosura, por çfarë mund të them me siguri është se padyshim jeni më të mira se ne (burrat).

“Jam absolutisht shumë konfident se për dy vjet nësë çdo komb në Tokë do drejtohej nga një grua ju do të shihnit një përmirësim sinjifikativ përtej kufirit në çdo fushë, në të ardhurat dhe standartet e jetesës.

Kur u pyet nëse do ta konsideronte të kthehej në lidershipin politik ai tha se beson në lidera që dinë të lirojnë vendin kur u vjen koha .

“Kur e sheh botën dhe problemet e saj janë zakonisht mosha e thyer ose “ të vjetërit ”, zakonisht burra të vjetër qe nuk lirojnë rrugë .

Është e rendësishme që liderat politikë të përpiqen dhe ti kujtojnë përherë vetes që ti je aty për të bërë një punë, por nuk je aty për gjithë jetën, nuk je aty për të rritur vetëvlerësimin  ose fuqizimin tend” informon BBC.

Z.Obama ka shërbyer si president nga viti 2009 deri në 2017

Që nga largimi prej Shtëpisë së Bardhë , ai dhe zonja e parë Michelle Obama kanë ndërtuar një fondacion si mentorët e liderave të rinj përreth botës .

Cifti u pa në Kuala Lumpur javën e kaluar për një event të Fondacionit Obama. /BBC/