Banorët japin emra për të eliminuarin e së premtes

Banorët nuk ishin në dijeni se banori që votohet më shumë shpëton edhe shokun nga eliminimi, ndërsa dyshja tjetër i’u bashkangjitet banorëve të tjerë të dënuar me nominim, shkruan lajmi.net.

Ilirin dhe Sabianin e shpëtoj publiku, ndërsa Einxhel dhe Beniada shkuan në nominime të së premtes bashkë Sarën, Dj Pm, Dj Dagz, Donaldin. Semin, Fifin, Beatrixin dhe Kledin.

Gjatë ditës Dj Dragz, Sara dhe Einxhel kanë diskutuar rreth banorit që mundet të eliminohet.

Einxhel dha emrin e Kledit, ndërkohë Sara u shpreh që mendon për vete që do dalë, por që edhe ajo e mendon për Kledin.

 

 

Einxhel këtë javë ka pasur debate të forta me Ilirin, të cilat nuk arritën ti zgjidhin edhe gjatë spektaklit të së martës.