Banorët e rrugës “Skupi” sot pa ujë

Pa ujë sot nga ora 9 janë konsumatorët e rrugës “Skupi” krahu 22 në Komunën e Karposhit.

Siç bëri të ditur Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit rrugor F80mm në rrugn “Skupi” krahu 22 numër 31.

Konsumatorët do të jenë pa ujë deri në sanimin e defektit.