Banorët e Konjares edhe sot në protestë! Thirren për bisedë në Stacionin policor në Avtokomandë

Dhjetëra banorë nga fshati Konjare në Komunën e Petrovecit në Shkup edhe sot pasdite kanë bllokuar autostradën Milladinovcë – Shtip.

Bllokimi i autostradës siç thonë banorët ka ardhur si rezultat, pasi që kompania sërish ka filluar gërryerjet në tokën pjellore. Sipas banorëve gërmimet e pakontrolluara të rërës po rrezikojnë shtëpitë e tyre dhe burimet natyrore. Ndërkaq, sonte për shkak të bllokimit të autostradës banorët janë thirrur për bisedë në Stacionin Policor në Avtokomandë./TV21