Banesat janë shtrenjtuar për 25 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në nivel vjetor

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar patundshmëritë u shtrenjtuan për 25 për qind në nivel vjetor, ndërsa për 3,2 për qind në nivel mujor, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Banka popullore.

Në tremujorin paraprak, të tretë të vitit të kaluar, çmimet e patundsshmërive shënuan rrijte në nivel vjetor prej 25,1 për qind në tremujiriun e tretë, pas rritjes prej 19,5 për qind në tremujorin e parë dhe 19,9 për qind në tremujorin e dytë.

Banka popullore e publikon indeksin e çmimeve të patundshmërive në bazë të të dhënave të cilat kanë të bëjnë me banessat e shpallura për shitje në territorin e Shkupit.

Andrea Serafimovski nga Shoqata e ndërtimtarisë, industrisë së materialeve ndërtimore dhe jometaleve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut për MIA-n deklaroi se këtë vit pret stabilizim të çmimeve shitëse të banesave.

“Presim ofertë më të madhe dhe shpresojmë se viti 2026 do të jetë vit i cili do të mbahet mend në të cilin oferta do të barazohet me kërkesën. Pritjet tona janë se do të ndërtohet jo më pak se në vitin 2025 në rajonet në të cilat pati aktivitet të madh transaksioni në vitin që shkoi, këtu para së gjithash do t’i veçoja Rajonin e Pollogut, Pellagonisë dhe Rajonin e Shkupit”, tha Serafimovski.

Të dhënat e fundit nga Enti shtetëror i statistikave të publikuara për tetorin e vitit të kaluar, tregojnë se nga 446 leje ndërtimi, 289 (64,8 për qind) janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, si dhe se është paraparë ndërtimi i 1 177 banesave.

Të dhënat nga  Regjistri i çmimeve dhe qirave të Agjencisë për kadastër të patundshmërive për tremujorin e tretë të vitit 2025, tregojnë se çmimi më i lartë i arritur i banesës për metër katror është 189,231 denarë, përkatëssisht 280.000 euro për sipërfaqe të përgjithshme prej 91 metrave katrorë që ndodhet në territorin e komunës Qendër. Për metër katror janë paguar 3.000 euro.