Katër fëmijë mbetën të vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në Rumani mbrëmjen e djeshme.
Prindërit i kishin lënë vetëm në shtëpi.
Viktimat ishin të moshave 6 muajshe deri në 6 vjeç, ndërsa vëllai më i madh i tyre 14 vjeç arriti të shpëtojë me plagë të lehta.
Sipas autoriteteve, shkak i zjarrit është bërë soba me dru me të cilën ngroheshin.
Policia arrestoi prindërit nën akuzën e neglizhencës së fëmijëve.
Fqinjët pranuan për autoritetet se ata shpeshherë i linin fëmijët vetëm dhe dilnin.