Balta dhe uji zaptojnë Brazilin, cikloni shkakton 11 viktima

Cikloni që goditi skajin jugor të Brazilit vazhdon të marrë jetë dhe të shkaktojë dëme të pallogaritshme materiale.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet e mbrojtjes civile deri në këto momente 11 persona kanë humbur jetën nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, teksa 20 të tjerë janë ende të zhdukur.

Situata më e rënduar raportohet në shtetin Rio Grande dy Sul dhe pikërisht në Caraa dhe Tres Forquilhas.

Autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë evakuuar qindra banorë nga zonat e rrezikuara, ndërsa më shumë se 2330 banesa janë dëmtuar totalisht.