Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel, i cili u takua sot me Presidentin Milo Gjukanoviç në Podgoricë, tha se ky është moment i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe se rajoni është prioritet strategjik i BE-së tani më shumë se kurrë! Jam i bindur dhe mendoj se shumë liderë evropianë janë të bindur se tani është koha dhe patjetër duhet ta përshpejtojmë procesin e integrimit, tha Mishel.
“Kemi pasur mundësinë për të diskutuar marrëdhënien BE-Mali i Zi dhe është e drejtë ajo që përmendët se Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë është prioritet strategjik për Bashkimin Evropian dhe më shumë se kurrë ne duhet patjetër duhet të jemi plotësisht të përkushtuar në perspektivën evropiane të partnerëve”, tha Sharl Mishel, kryetar i Këshillit Evropian.




