Ballkani Perëndimor, rruga më aktive e kalimeve të paligjshme

Ballkani Perëndimor mbetet rruga kryesore e kalimeve të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas Frontex, vetëm në 4 muaj e parë të këtij viti ka pasur rreth 58 mijë hyrje të parregullta në Bashkimin Europian, 69% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rruga e Ballkanit Perëndimor përbën gati gjysmën e të gjitha kalimeve të paligjshme kufitare me 27 172 kalime në kufi, 130% më shumë se vitin e kaluar. Kombësitë kryesore në këtë rrugë janë sirianë dhe afganë.

Autoritetet shqiptare thonë se në 4 muajt e parë të këtij viti kanë regjistruar vetëm 178 kalime të paligjshme përgjatë kufirit tokësor. Frontex ka më shumë se 2 000 oficerë dhe staf të trupave të përhershme në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të BE-së, si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi.

Tv Klan