“Ballkani i Hapur” nuk mundëson heqjen e kufijve!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se qarkullimi nëpër vendkalime kufitare në Maqedoninë e Veriut është rritur për 45 për qind dhe si rrjedhojë janë krijuar kolona të gjata në pika të ndryshme kufitare, shkruan TV21. I pyetur nëse ka mundësi që iniciativa “Ballkani i Hapur” të ndikojë në uljen e pritjeve në kufi, Spasovski tha se kjo nismë nuk mund të heq kufijtë mes vendeve.

“Kur flasim për “Ballkanin e Hapur” dua të them se kjo iniciativë është nismë mes tre shteteve dhe nuk nënkupton se trau është larguar dhe se në këto shtete mund të ketë hyrje-dalje pa ndalesë në pikën kufitare”, tha Spasovski.

Spasovski tha se në këtë drejtim po punohet në hapjen e korsive të veçanta nëpër venkalime kufitare për shtetasit e vendeve pjesëmerrëve në nismën “Ballkani i Hapur”.

Шеќер од 14 до 6,5 само по 7 дена користење на овој иновативен метод…
“Kjo do të thotë korsi të speciale për qytetarët e tre shteteve që janë përfshirë në nismë. LED drita të veçanta, respektivisht shenja që do të mundësojnë nga largësia më e madhe ta dinë automjetet se si të lëvizin”, tha Spasovski./tv21.tv