Balin Dolli i Gostivarit rregullohet në stil gjerman

Bashkëpunimi i mirë mes pushtetit lokal dhe Bashkësisë Lokale të fshatit

Balindoll, bëri që vendi ku dikur ishte deponi e egërr në këtë fshat, sot të shndërrohet në park dhe kënd lojrash. Hapësirën të cilën sot e lëshuam zyrtarisht në përdorim, ka një sipërfaqe rreth 3.000 metra katrorë dhe është investim i përbashkët i Komunës së Gostivarit dhe banorëve të Balindollit. Ky investim ka qenë premtim elektoral në 2017-tën dhe sot bëhet realitet me disa parqe tjera të ndërtuara nëpër fshatrat e Gostivarit.

Në fshatin Balindoll, kemi realizuar edhe disa investime të tjera në të kaluarë, si: stadiumin, rinovimin e shkollës, rregullimin e disa rrugicave dhe instalimin e linjës së ujësjellësit në atë pjesë ku nuk ekzistonte. Aktualisht punohet në ndrimin e gypave të vjetër të të gjithë ujësjellësit të fshatit.