Gareth Bale ka arritur të gjej golin e parë për Los Angeles.
Bale këtë merkato kaloi në ligën amerikane, te Los Angeles.
Uellsiani u transferua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin, transmeton lajmi.net.
Ai ka arritur të tund rrjetën për ekipin e tij të ri, në ndeshjen e tij të dytë të zhvilluar deri më tani.
Bale shënoi ndaj Kansas City, në fitoren 2:0.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell golin e uellsianit:



