Gareth Bale ka folur pas fitores së kombëtares së tij në finale të ‘Play Off’.
Uellsi mposhti 1:0 Ukrainën, kështu duke siguruar biletën e fundit për Kupën e Botës, Katar 2022.
Ishte kapiteni i skuadrës që pas ndeshjes tha se nuk ka fjalë të përshkruajë këtë ndjenjë.
“Jam i kënaqur që po shkojmë në një Botëror. Do të thotë gjithçka, është ajo nga e cila krijohen ëndrrat. Unë jam pa fjalë. Jam shumë i lumtur që e kemi bërë këtë për këta tifozë të mrekullueshëm”, ishin fjalët e Bale, përcjell lajmi.net.
Bale u pyet nëse kualifikimi i Uellsit në Kupën e Botës do të ndikonte në konsiderimin e tij të raportuar të daljes në pension.
Ai la të kuptohet se triumfi i kombëtares së tij do ta detyrojë atë të lërë në pritje çdo mendim për një pension të mundshëm.
“Ndoshta për pak”, tha ai për ‘Sky Sports’.
Uellsi arriti të kualifikohet në botëror për herë të parë pas 64 viteve.
Ata do të jenë në Grupin B, së bashku me Anglinë, Amerikën dhe Iranin.