Bale dhe Reguilon fluturojnë për në Londër te skuadra e Tottenhamit

Fabrizio Romano nga Sky Sport ka raportuar se dyshja e Real Madridit do të finalizojnë kalimin në Santiago Bernabeu, transmeton lajmi.net. “Bale dhe Reguilon janë larguar nga Madrid për të flutuar drejt Londrës.

Marrëveshja me Tottenhamin është kompletuar. Dokumentacioni është nënshkruar.

Një vit huazim për Bale, marrëveshje afatgjate për Reguilon. Testet mjekësore janë kthyer në Madrid andaj njoftimi do të vjen së shpejti”, shkroi ai.

Bale do të nënshkruajë me Tottenhamin deri në qershor 2021, duke bërë rikthimin te ish skuadra e tij. Kurse, Spurs do të realizojë blerjen e plotë të Reguilon.