Bakayoko rikthehet në Serie A, por jo te Milan

Siç raporton Di Marzio, mesfushori francez është duke u kërkuar nga skuadra e Napolit.

Milan thuhej se ishin të interesuar për shërbimet e tij, por janë larguar nga gara duke mos u pajtuar me kërkesat e Chelseas, por, është trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, që do të dëshironte bashkimin me të te Napoli.

PSG dhe Hertha Berlin gjithashtu thuhet se po monitorojnë situatën e Bakayoko.

25 vjeçari Bakayoko, sezonin e fundit ka qenë i huazuar në Francë te Monaco, ku ka zhvilluar 20 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol.