Bajrami kërkon zgjedhje të reja: LSH propozon që Qeveria e ardhshme të votohet edhe me shumicën e Badenterit!

Deputeti i Lëvizjes së Shqiptarëve (LSH), Bajrami, ka paralajmëruar nismë për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë, me qëllim që në të ardhmen ekzekutivi të mos zgjidhet vetëm me shumicën parlamentare, por edhe me shumicën e Badenterit.

Sipas deklaratës së raportuar nga TV21, Bajrami ka theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ndërsa deputetët e LSH-së do të propozojnë ndryshime ligjore për mënyrën e formimit të qeverive të ardhshme.

Një ndryshim i tillë do të synonte që për zgjedhjen e Qeverisë të kërkohej edhe mbështetja e shumicës së deputetëve që u përkasin bashkësive joshumicë.

Bajrami e arsyetoi propozimin me zhvillimet e vitit 2024, duke pretenduar se VLEN u bë pjesë e Qeverisë pa legjitimitetin e nevojshëm politik.